DALERON 120 MG/5 ML SHURUP - 100 ML

 
 
Shurupi Daleron përmban si lëndë vepruese Paracetamol i cili mund të përdoret tek foshnjat dhe fëmijët për trajtimin e dhimbjeve të lehta/mesatare që shoqërojnë daljen e dhëmbëve, dhimbje koke, ftohje dhe grip. Shurupi nuk përmbaj sheqer të shtuar. Është i formuluar si shurup me shije ananasi duke e bërë të pëlqyeshme për fëmijët.
Përshkrimi i produktit
Daleron shurup përmban paracetamol i cili vepron duke penguar sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qendror dhe kështu lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën. Është i formuluar si shurup me shije ananasi duke e bërë të pëlqyeshme të përdoret për fëmijët. Ul gjithashtu temperaturën nga vaksinimi.
 
Indikacione
Indikohet:
  • Tek fëmijët dhe foshnjat mbi 5 kg (mbi 3 muaj) për të ulur temperaturën dhe për të reduktuar dhimbjet e lehta, të tilla si ftohje, dhimbjet e kokës, dhimbjet  e dhëmbëve, dhimbjet e muskujve dhe të kyçeve.
  • Tek bebet që kanë ethe pas vaksinimit.
Udhëzime për përdorim
  • Gjithmonë merrni Daleron saktësisht siç udhëzohet në fletëudhëzues ose pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt se si ta merrni këtë bar.
  •  Tundeni shishen mirë përpara përdorimit.
Dozimi
Doza e rekomanduar për fëmijët është 10-15 mg paracetamol/kg peshë trupore.
Për të matur sasinë e duhur të shurupit, brënda paketimit gjendet një shiringë dozuese e graduar në mililitra.
Mosha            Doza e vetme 
Deri në 3 muaj 40 mg (1.7ml)
4 - 11 muaj 80 mg (3.3 ml)
1 - 2 vjeç 120 mg (5 ml)
3 - 6 vjeç 180 - 240 mg (7.5 - 10 ml)
7 - 10 vjeç 240 - 360 mg (10 - 15 ml)
11 - 12 vjeç 480 mg (20 ml)
 Mos merrni një dozë të dyfishtë për të kompensuar një dozë të harruar.
Kohëzgjatja e administrimit:
 
• Doza e vetme mund të përsëritet pas 4 - 6 orësh, maksimumi deri në 4 doza në ditë.
• Mos e përdorni shurupin Daleron më shumë se 5 ditë rresht për dhimbjen dhe 3 ditë për temperaturën.
Paralajmërime
MOS e përdorni këtë produkt:
  • Nëse fëmija juaj është alergjik ndaj paracetamolit ose prej përbërësve të tjerë të këtij bari.
  • Nëse fëmija juaj ka dëmtime të rënda të veshkave ose mëlçisë.
  • Nëse fëmija juaj vuan nga mungesa e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës (G6PD).
  • Nëse fëmija juaj po merr ndonjë produkt tjetër që përmban paracetamol, produkte për grip, ftohje, kollë ose dekongjestant, ose alkool.
  • Nëse fëmija juaj vuan nga një çrregullim i rrallë metabolik i trashëguar që shkakton intolerancë.
Kujdes:
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj:
  • Nëse fëmija juaj ka probleme me mëlçinë ose veshkat.
  • Nëse fëmija juaj po trajtohet gjatë kësaj kohe me barna ose suplemente të tjera.
  • Nëse simptomat vazhdojnë pas 3 ditësh nga marrja e Daleron.
Informacione të tjera
Mbajeni këtë bar larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është e stampuar në shishe dhe në kutinë e kartonit.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Të mos ruhet mbi 30°C.
Pas hapjes fillestare, shurupi është i përshtatshëm të përdoret për 3 muaj.
 
Përbërësit
Lënda aktive: Paracetamol.
5 ml shurup përmban 120 mg paracetamol
Përbërësit e tjerë janë: Sorbitol (E420), glicerinë (E422), gomë ksantan (E415), maltilol (E965), celulozë mikrokristaline (E460), karamel natriumi (E466), benzoat natriumi (E211), acid citik (E330), aromë ananasi, riboflavin (E101) dhe Ujë i Purifikuar.