ALGOFREN SYRUP 100 MG/5 ML - 150 ML

 
 
Algofren është një shurup me shije luleshtrydhe për përdorim në fëmijë nga 3 muaj e sipër. Lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.
Përshkrimi i produktit
Shurupi Algofren përmban ibuprofen një bar antiinflamator që përdoret për të lehtësuar dhimbjen, inflamacionin dhe ulur temperaturën. Shurupi Algofren është për përdorim tek fëmijët nga mosha 3 muajsh që peshojnë më shumë se 5 kg. Shurupi është me shije luleshtrydhe.
 
Indikacione
Shurup Algofren përdoret për:
  • Sëmundje inflamatore të artikulacioneve
  • Trajtimin e artritit.
  • Lehtësimin e dhimbjes së lehtë deri në mesatare si dhimbje koke, dhimbje dhëmbi dhe dhimbje menstruale.
  • Lehtësimin e sëmundjeve reumatizmale.
  • Uljen e temperaturës.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit.
5 ml përmban 100 mg Ibuprofen.
 
Dozimi:
Fëmijët dhe foshnjat (mbi 3 muajsh dhe me peshë mbi 5 kg): Për trajtimin e artriti rekomandohet të merrni 30-40 mg/kg/ditë të ndara në 3 ose 4 doza. Doza maksimale ditore është 2.4 g në 3-4 doza të ndara.
Për trajtimin e dhimbjes dhe uljen e temperaturës: Rekomandohet të merrni 20 mg/kg/ditë në 3-4 doza të ndara. Doza maksimale ditore është 30 mg/kg/ditë.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç; Për trajtimin e dhimbjes dhe uljen e temperaturës: Rekomandohet të merrni 300-400 mg, 3-4 herë në ditë. Nëse temperatura e lartë nuk zhduket, doza duhet rritur në 400 mg pa arritur 1.2 g në ditë.
Paralajmërime
MOS e merrni/jepni shurup Algofren nëse:
  • Ju ose fëmija juja keni patur ose keni ulçerë peptike dhe sëmundje të tjera gastrointestinale.
  • Ju ose fëmija juaj keni hemorragji gastrointestinale ose perforacion për shkak të trajtimeve të mëparëshme me AIJS.
  • Ju ose fëmija juaj jeni të mbindjeshëm ndaj aspirinës ose barnave të tjerë AIJS.
  • Ju ose fëmija juaj keni patur ose keni kolit ulçeroz, sëmundjen Chron.
  • Ju ose fëmija juaj jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose përbërësve të tjerë të shurupit.
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
  • Ju ose fëmija juaj po trajtoheni me barna të tjerë kundër dhimbjes.
  • Ju ose fëmija juaj keni probleme hematologjike.
  • Fëmija juaj është nën 3 muaj ose peshon më pak se 6 kg.
  • Ju ose fëmija juaj keni probleme të rënda me zemrën.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit:
  • Nëse jeni i moshuar
  • Nëse ju ose fëmjëa juaj keni hypertension ose po trajtoheni me diuretikë.
  • Nëse ju ose fëmija juaj keni patur ulçerë peptike ose sëmundje të tjera gastrointestinale.
  • Nëse ju ose fëmija juaj keni probleme serioze me veshkat ose mëlçinë.
  • Nëse ju ose fëmija juaj vuani nga një sëmundje e quajtur Lupus erythematosus.
  • Nëse ju ose fëmija juaj po trajtoheni me barna të tjerë.
 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve! Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës të shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Përbërësit
Lënda aktive: Për 5 ml lugë përmban 100 mg Ibuprofen.
Përmban gjithashtu: Goma ksantan, Natrium-KarboksimetilcelulozëNa elulozë, Glicerol, Sorbitol, Benzoat Natriumi, Aromë Luleshtrydhe, Acid Citrik, Sakarinat Natriumi, Polisorbat 80, Celuloze Mikrokristaline, EDTA Dinatriumi, Ujë i Purifikuar.