A-FERIN PLUS PEDIATRIC SYRUP - 100 ML

 
 
A-ferin Plus është një shurup për fëmijët që përdoret për trajtimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Shurupi ul temperaturën, lehtëson dhimbjet si dhe ka efekt anti-alergjik dhe zhbllokues të hundëve.
Përshkrimi i produktit
A-ferin Plus është shurup që përmban si lëndë aktive paracetamol, i cili që përdorët kundër temperaturës dhe dhimbjeve. Maleat klorfeniraminë që është një antihistaminik që lehtëson shenjat e alergjisë dhe simptomat e sëmundjeve alergjike si: rrufa, tështitja dhe lotimi i syve. Pseudoefedrinë e cila mundëson zgjerimin e enëve të gjakut duke lehtësuar frymëmarrjen dhe duke zhbllokuar kanalet e hundës.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Përdorni lugën matëse.
Rekomandohet të meret:
  • 3 muajsh - 1 vjeç: 1/4 e lugës matëse (1.25 ml) çdo 4 - 6 orë.
  • 1 - 2 vjeç: ½ e  lugës matëse (2.5 ml) çdo 4 - 6 orë.
  • 2 - 6 vjeç: 1 lugë matëse (5 ml) çdo 4 - 6 orë.
  • 6 - 12 vjeç: 2 lugë matëse (10 ml) çdo 4 - 6 orë.
 Përveç rasteve kur mjeku juaj ju rekomandon ndryshe, A - ferin Plus shurup nuk duhet të përdoret më shumë se 4 herë në ditë .
 
Paralajmërime
MOS e përdorni kur dhimbjet zgjasin më shumë se 5 ditë ose në fëmijë nën moshën 6 vjeç.
 
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit:
  • nëse trajtohemi me terapi me antikoagulantë.
  • nëse vuani nga aritmia, glaukoma, hipertiroidizmi ,sëmundje ishemike të zemrës, hipertrofi të prostatës dhe diabeti mellitus.
  • nëse jeni shtatzanë ose ushqeni fëmijën me gji.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në temperaturën nën 25oC.
Përbërësit
Paracetamol, Klorfeniramine Maleat, Pseudoefedrine Klorhidrat, Karamel si Agjent Ngjyrues, Metil Paraben, Propel Paraben si Agjent Konservues, Sorbitol dhe Sakarinat Natriumi si Ëmbëlsues dhe Nektarinë si Aromatizues.

Të tjerët gjithashtu blenë