CAFFETIN - 12 TABLETA
Caffetin është një bar me veprim qetësues që lehtëson dhimbjet e kokës, muskujve, kyçeve, dhëmbëve, migrenën dhe ato menstruale. Përdoret nga fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit.
Përshkrimi i produktit |
Caffetin ëahtë analgjezik i kombinuar me disa përbërës aktiv si paracetamoli, propifenazoni dhe kodeina të cilët kanë efekt analgjezik të dëshmuar, ndërsa kodeina përmirëson efektin e tyre.
|
---|---|
Indikacione |
Indikohet në lehtësimin e dhimbjeve të sëmundjeve të ndryshme si:
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Për të rriturit dhe fëmijët mbi 16 vjeç rekomandohet të marrin 1-2 tableta 3 herë në ditë Doza maksimale është 6 tableta Për fëmijët 12 -16 vjeç rekomandohet të merrni gjysëm ose 1 tabletë 3 herë në ditë.
|
Paralajmërime |
MOS e përdorni Cafettin nëse:
-Keni pasur reaksion alergjik ndaj vetë barit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tij
- Vuani nga sëmundje e rëndë e veshkave dhe mëlçisë
- Keni çrregullime metabolike të rralla (mungesë e glukozë -6 fosfat dehidrogjenazës)
-Jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji
MOS të merret nga fëmijët e moshës nën 12 vjeç.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të merrni Caffetin nëse:
-Jeni alergjik ndaj analgjezikëve të tjerë
-Nëse jeni asmatik ose vuani nga sëmundje kronike të mëlçisë, veshkave apo mushkërive
-Keni ndonjë çrregullim të gjakut
-Keni ulçer peptike ose gjakderdhje gastrointestinale
- Jeni keqpërdorues i alkoolit
- Vuani nga tensioni i lartë, pagjumësia, ankthi, nervozizmi
Për përdorim nga goja
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të muajit.
|
Përbërësit |
Lënda aktive: Paracetamol, Propifenazoni, Kafeina Dhe Seskuihidrat Fosfati I Kodeinës
Përbërësit e tjerë Hidrogjen Fosfat Kalciumi, Celulozë Mikrokristaline, Povidon, Kroskarmelozë Natriumi, Silicë Koloidal Anhidër, Amidon Glikolat Natriumi, Dibehenat Glicoli, Laurilsulfat Natriumi, Stearate Magnezi.
|