PROFARMA ANALGINE 500 MG - 30 TABLETA

 
 
Analginë me tableta përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe trajtimin e dhimbjeve kronike ose traumatike në trup. Përdoret për artralgjinë, reumatizmën, dhimbjet e kokës, dhëmbit, menstruale etj. Lehtëson dhimbjen e fortë të shkaktuar nga spazmat në muskujt e lëmuar të sistemit tretës. Analgina gjithashtu ul temperaturën e lartë. Rekomandohet të përdoret për të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç.
 
Përshkrimi i produktit
Analginë përmban metamizole natriumi që ka veti antipiretike dhe analgjezike por është anti-inflamator i dobët. Trajton dhimbjen me origjinë të ndryshme si dhimbja e kokës, neuralgji, dismenorrhe, reumatizmi akut dhe kronik etj. Ul temperaturën e lartë te të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç. Metamizole është bar antispazmodik që lehtëson spazmat e muskujve të lëmuar të uterusit, fshikëzës së tëmthit dhe traktit urinar.
 
Indikacione
Indikohet në:
  • dhimbje me natyrë të ndryshme, si: dhimbje koke, dhimbje dhëmbësh, nevralgji, lumbago, dismenorre, reumatizëm akute e kronike, mialgji, dhimbje të forta që shkaktohen nga spazmat e muskulaturës së lëmuar të aparatit tretës, kanaleve biliare dhe aparatit urogjenital;
  •  ulje të temperaturës së lartë. 

 

Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose etiketën e produktit para përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe, gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
Duhet të administrohet nga goja:
  • 250-500 mg 2-3 herë në ditë. Doza ditore është 3 g.
  • Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: 500 mg (1 tabletë) 1-4 herë në ditë pas ushqimit.
Gëlltiteni me shumë ujë.
Paralajmërime
MOS e përdorni, jepni/nëse:
  • jeni alergjik ndaj tij ose ndaj derivateve të tjerë të pirazolonit
  • vuani nga ndonjë sëmundje metabolike
  • jeni shtatzanë
  • në fëmijët nën 3 vjeç
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse:
  •  vuani nga ndonjë sëmundje
  •  jeni duke marrë ndonjë bar tjetër
  •  ose vuani nga alergjitë
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruhet në një vend të freskët dhe të thatë, larg burimit të dritës.
 
Përbërësit
Amidon, Xhelatinë, Talk dhe Stearat Magnezi.