PONSTAN 500 MG - 15 TABLETA

 
 
Ponstan është një bar antiinflamator që lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën. Përdoret për të rriturit dhe fëmijët mbi 14 vjeç.
 
Përshkrimi i produktit
Ponstan përmban Acid mefenamik, një bar anti-inflamator josteroid, me veti analgjezike, antipiretike dhe anti-inflamatore. Lehtëson nga dhimbjet e llojeve të ndryshme si artrit, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, dhimbje menstruale, migrenë, dhimbje dhëmbi dhe dhimbje pas operacioneve. Ul gjithashtu temperaturën dhe trajton menorragjinë.
Indikacione
Indikohet në: 
  • Lehtësimin e artritit, dhimbjes së muskujve dhe kyçeve, migrenës, dhimbjes së dhëmbit dhe dhimbjes pas operacionit
  • Lehtësimin e dhimbjes menstruale
  • Lehtësimin e menoragjisë
  • Uljen e temperatures.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhësuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 14 vjeç: Rekomandohet të merrni 1 tablet, 3 herë në ditë pas ushqimit.
Për dhimbje menstruale dhe menorragji, doza e parë duhet të merret në fillimin e shenjave.
Paralajmërime
MOS e përdorni këtë bar nëse:
  • Jeni alergjik ose keni mbindjeshmëri nga Acidi mefenamk ose nga ndonjë prej përbërësve të tjerë
  • Vuani nga ulçera peptike ose hemoragjia gastrointestinale
  • Jeni alergjik nga Acidi acetilsalicilik ose nga AIJS-të e tjerë
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji
  • Po merrni barna të tjerë anti-inflamatorë
  • Vuani nga sëmundje renale ose hepatike ose keni epilepsi.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit nëse;
  • Jeni i moshuar ose keni sistem imunitar të dobët
  • Keni insuficencë renale, hepatike
  • Keni probleme me zemrën
  • Keni hipertension, diabet 
  • Pini duhan
  • Po merrni barna të tjerë.
Ky bar mund të shkaktojë marrje mendsh kështu që kërkohet kujdes i veçantë përpara drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive.
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, lar burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
 
Përbërësit
Acid mefenamik, Amidon i prexhelatinizuar, Amidon misri, Dioksid silikoni, Stearat Magnezi, Lauril sulfat natriumi, Opadry OY-LS-22808 (H.P.M.C.2910 15Cp, Laktozë, Polietilen glikol 4000, Vanilinë, E104, E110, E171), Vanilinë, Hipromelozë, Dyll karnauba, Celulozë mikrokristalore.

Të tjerët gjithashtu blenë