PARCOTEN - 20 TABLETA

 
 
Parcoten është një bar me Paracetamol dhe Kodeinë që përdoret për lehtësimin e dhimbjeve mesatare kur përdorimi i qetësuesëve të tjerë të dhimbjeve nuk kanë funksionuar. Përdoret për dhimbje koke, migrenën, dhimbje menstruale, dhimbje të dhëmbëve etj. Rekomandohet të përdoret në të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç.
Përshkrimi i produktit
Parcoten me përmbajtje Paracetamoli dhe Kodeinë indikohet për trajtimin afatshkurtër të dhimbjes mesatare akute. Paracetamoli është një bar analgjezik dhe antipiretik dhe Kodeina është një analgjezik opioid. Përdoret për dhimbje koke, në migrenë, dhimbje menstruale, dhimbje të dhëmbëve etj.
Indikacione
Indikohet për trajtim afatshkurtër të dhimbjes mesatare akute si:
  • Dhimbje koke
  • Migrenë
  • Dhimbje të dhëmbëve
  • Artrit dhe dhimbje reumatizmale.
 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
Dozimi:
Të rriturit: Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë çdo 4 orë sipas nevojës. Mos e merrni me shpesh se çdo 4 orë.
Fëmijët nga 16-17 vjeç: Rekomandohet të merrni 2 tableta çdo 6 orë sipas nevojës. Mos e merrni më shpesh se çdo 6 orë. Mos merrni më shumë se 8 tableta në 24 orë.
Fëmijët nga 12-15 vjeç: Rekomandohet të merrni 1 tabletë çdo 6 orë sipas nevojës. Mos merrni më shumë se 4 tableta në 24 orë.
Paralajmërime
MOS e merrni këtë bar:
  • Nëse keni patur reaksion alergjik ndaj Paracetamolit ose Kodeinës ose qetësuesve të tjerë opioid
  • Bashkë me barna të tjerë që përmbajnë Paracetamol ose Kodeinë
  • Gjatë ushqyerjes me gji
  • Nëse jeni nën 12 vjeç.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar.
MOS e merrni këtë bar për më shume se 3 ditë pa u këshilluar me mjekun.
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun përpara përdorimit nëse:
  • Po merrni barna të tjërë me recetë
  • Jeni shtatzanë
  • Dhimbja nuk përmirësohet pas 3 ditësh.
Ky bar përmban kodeinë që mund të shkaktojë varësi nëse e merrni më shumë se 3 ditë.
 
 
Informacione të tjera
Mbajeni këtë bar larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Përbërësit
Paracetamol 500 mg, Kodeinë 10 mg