MINAMOL PLUS - 30 TABLETA

 
 
Minamol Plus përdoret për të lehtësuar dhimbjet e lehta dhe mesatare. Përdoret te fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit. 
 
Përshkrimi i produktit
Minamol Plus përmban paracetamol, propifenazon dhe kafeinë. Paracetamoli dhe propifenazoni kanë efekt analgjezik (qetësues) dhe antipiretik (kundër uljes së temperaturës) ndërsa kafeina rrit efektin analgjezik. Minamol Plus trajton dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulore, artritin, dhimbjet e shpinës, dhimbjet e dhëmbit, ftohjen dhe ethet. Lehtëson dhimbjen në artritit por nuk ka efekt në inflamacionin themelor dhe ënjtjen e kyçeve.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit. 
Gëlltiteni me ujë. 
Doza e rekomanduar për të rriturit 1-2 tabletë (a) në një dozë të vetme. Nëse kërkohet, ju mund të merrni Minamol Plus 3 herë brenda 24 orësh. 
Pacientët nga 12-16 vjeç rekomandohet të marrin vetëm 1 tabletë në një dozë të vetme. 
 
Paralajmërime
MOS merrni Minamol Plus nëse keni: 
  • alergji ndaj ndonjë substance që përshkruhet në bar ose ndaj ndonjë  bari të ngjashëm. 
  • anemi e quajtur anemi hemolitike për shkak të çrregullimit gjenetik. 
  • reaksion alergjie i shkaktuar nga AIJS (antiinflamator josteroid). 
  • një sëmundje e quajtur porfiri akute hepatike që shkakton anemi. 
  • dhimbje për më shumë se 10 ditë. 
  • dëmtim të rëndë të veshkave dhe mëlçisë. 
MOS e përdorni te foshnjat dhe fëmijët më të vegjël se 12 vjeç. 
MOS e përdorni në shtatzani ose gjatë ushqyerjes me gji. 
 
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj para se të merrni Minamol Plus nëse: 
  • Vuani nga anemia, sëmundjet e mushkërive, mëlçisë ose veshkave. 
  • Ju vuani nga sindroma gilbert e cila shkakton verdhëz. 
  • Vuani nga sëmundje që lidhen me rruazat e gjakut. 
  • Ju jeni alkoolik. 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Të ruhet nën temperaturën 25°C.
Përbërësit
Përbërësit aktivë: Paracetamol, Propifenazon, Kafeinë. 
Lëndët ndihmëse: Celuloza Mikrokristaline, Kospovidoni, Dioksidi i Silicit Koloidal, Stearati i Magnezit.