MAXIGESIC - 16 TABLETA

Maxigesic është një tabletë që lehtëson dhimbjen dhe redukton inflamacionin si: ënjtje, skuqje ose inflamacion. Gjithashtu përdoret në uljen e temperaturës. 
Përshkrimi i produktit
Maxigesic është një analgjezik që përmban paracetamol dhe ibuprofen. Paracetamoli është një bar analgjezik dhe antipiretik që lehtëson dhimbjen dhe ulur temperaturën. Ibuprofen është një bar anti-inflamator jo-steroid që lehtëson dhimbjen, ul temperaturën dhe redukton inflamacionin.  
Indikacione
Përdoret për: 
  • Dhimbjen e kokës 
  • Dhimbjen e dhëmbit 
  • Artritin 
  • Dhimbjet reumatizmale 
  • Migrenën 
  • Pas proçedurave dentare 
  • Dhimbjet e shkaktuara nga ftohja dhe gripi 
  • Dhimbje koke nga tensioni i lartë i gjakut 
  • Dhimbjet e shpinës 
  • Dhimbjen menstruale 
Udhëzime për përdorim
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç rekomandohet të marrin një ose dy tableta çdo 6 orë maksimumi deri në 8 tableta në 24 orë. 
Mos merrni më shumë se 8 tableta në një periudhë 24 orëshe. 
 
Paralajmërime
MOS merrni Maxigesic nëse keni alergji ndaj: 
  • barnave që përmbajnë paracetamol ose ibuprofen. 
  • ndonjë nga përbërësit e produktit. 
  • aspirinës ose ndonjë AIJS (anti-inflamator jo steroid) tjetër. 
MOS e merrni këtë bar nëse: 
  • jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji. 
  • keni veshka të dëmtuara, funksion të dëmtuar të mëlçisë ose probleme të zemrës. 
  • keni insuficiencë kardiake. 
  • jeni duke iu nënshtruar trajtimit të dhimbjeve pas operacionit bypass të arteries koronare. 
  • vuani nga ulçera peptike. 
  • pini alkool rregullisht. 
  • jeni në 3 muajt e fundit të shtatzënisë. 
Kujdes:
 
Këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit nëse: 
  • Keni vështirësi në urinim. 
  • Vuani nga infeksione të çfarëdo lloji dhe natyre. 
  • Po planifikoni të kryeni operacione. 
  • Jeni mbi 65 vjeç. 
  • Ju keni ose keni patur shqetësime të tjera si: tensioni i lartë gjaku, reaksione të lëkurës siç është sindroma Stevens-Johnson, astma, probleme me shikimin, prirja për hemoragji ose probleme të tjera të gjakut, probleme të zorrëve ose intestinale, ënjtje të kyçeve ose këmbëve, diarre. 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. 
Ruajeni në vend të thatë dhe të freskët në temperaturën nën 30°C. 
 
Përbërësit
Paracetamol, Ibuprofen, Amidon Misri, Celulozë Mikrokristaline, Natrium Kroskarmelozë Natriumi, Stearat Magnezi, Talk, E bardhë opal (HMPC 2910 / Hipromelozë15 Cp (E464), Monohidrat Laktoze, Dioksid Titaniumi (Eod1 E11), Eod E11) / PEG 4000). 
 

Të tjerët gjithashtu blenë