DOLOFIX 500 MG TABS 60

 
 
Dolofix përmban si lëndë aktive Paracetamol 500 mg ë është një bar analgjezik i cili përdoret për qetësimin e dhimbjeve të lehta dhe mesatare si dhe ul temperaturën në trajtimin simptomatik të ftohjes, gripit, sëmundjeve të traktit respirator etj. Është një alternativë ideale për trajtimin e:
 
  • Dhimbjes së veshit
  • Dhimbjes së dhëmbëve
  • Ethes
  • Migrenës
  • Osteoartritit
Udhëzime për përdorim
Rekomandohet të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç.
Rekomandohet të merrni një tablet çdo 6 orë, duke patur kujdes për të mos tejkaluar 4 tableta përgjatë 24 orëve si dhe duke respektuar dozën maksimale të lejuar ditore.