APRANAX PLUS GEL - 50 G
Apranax Plus redukton dhimbjen dhe inflamacionin e muskujve dhe kyçeve dhe lehtëson dhimbjen nga dëmtimet e kockave dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Apranax plus është xhel pa përbërje vajore me aromë të ëmbël dhe nuk lë shenja. Ka veti qetësuese në zonën e lëkurës ku aplikohet.
Përshkrimi i produktit |
Apranax është xhel që përmban një bar antiinflamator jo steroid si Naproksen që përdoret për të lehtësuar dhimbjen me origjinë të ndryshme. Lidokaina ka efekt qetësues (anestezik). Apranax plus përdoret për trajtimin lokal të sëmundjeve që zhvillohen si pasojë e sforcimeve të tepërta dhe erozionit në shtyllën kurrizore dhe artikulacioneve si osteoartriti, artrititi rheumatoid, sëmundjeve të indeve të buta rreth kyçeve, traumat dhe sëmundjeve muskuloskeletike të shoqëruara me dhimbje, inflamacion dhe sforcime muskulare.
|
---|---|
Indikacione |
Indikohet për trajtimin lokal të:
|
Udhëzime për përdorim |
Xheli Apranax aplikohet duke masazhuar zonën me dhimbje 2-6 herë në ditë.
|
Paralajmërime |
MOS e përdorni xhelin Apranax plus nëse:
MOS e aplikoni në sy, mukozë dhe plagë të hapura.
MOS vazhdoni të përdorni naproksen në rast të eksfolimit të lëkurës , dëmtimit të mukozës dhe rasteve të mbindjeshmërisë të shfaqura në lëkurë.
MOS e tejkaloni dozën ditore prej 17-20 g në ditë.
Kujdes:
Përpara se të përdorni Apranax, flisni me doktorin tuaj nëse:
Rekomandohet të përdorni doza sa më të vogla të jetë e mundur.
Për përdorm të jashtëm.
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nën temperaturën 25°C larg dritës.
|
Përbërësit |
Lënda aktive: 1 g xhel përmban 100 mg naproxen dhe 50 mg lidokainë.
Eksipientët: Metabisulfit natriumi, Etanol (96 %), Karbopol 980, Trietanolaminë, Gomë ksantan, Aromë të butë, Ujë i Purifikuar.
|