BEPANTHEN CREAM 5% - 30 GR

 
 
Bepanthen përmban si përbërës aktiv Dekspantenol, i cili përfshihet në një emulsion me përmbajtje të ulët vaji që absorbohet shpejt. Dekspantenoli ndihmon në formimin dhe rigjenerimin e lëkurës dhe membranave mukoze. Ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, të ashpër ose me çarje. Lehtëson irritimet, skuqjet dhe lëkurën e dëmtuar nga dielli. 
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin përpara përdorimit.
Aplikojeni emusionin Bepanthen në zonën e prekur të lëkurës një ose disa herë në ditë sa herë të jetë nevoja.