ACICLOSTAD GEGEN LIPPENHERPES - 2 G

 
 
Kremi Aciclostad përdoret për lehtësimin e dhimbjes dhe kruajrjes të infeksionit Herpes që shfaqet në zonën e buzës. Aplikohet disa herë në ditë deri në zhdukje të shenjave.
Përshkrimi i produktit
Aciclostad është një bar që trajton infeksionet virale (antiviral) si infeksionet nga Herpes në zonën e buzës (herpes labialis që përsëritet).
 
Indikacione
Aciclostad përdoret për:
-Trajtimin e dhimbjes dhe kruajrjes të Herpes Labialis në zonën e buzës.
 
Udhëzime për përdorim
Duhet të aplikoni kremin 5 herë në ditë çdo 4 orë gjatë ditës në zonat e prekura të lëkurës.
Për të arritur efektin maksimal, Aciclostad duhet të përdoret në shenjën e parë të Herpesit (ndjesi djegieje, kruarjeje, tërheqje dhe skuqje).
Kohëzgjatja e trajtimit është zakonisht 5 ditë.
Vendoseni Aciclostad nëpërmjet një pambuku. Nëse e vendosni me duar, pastrojini ato përpara dhe pas përdorimit për të shmangur infeksionin bakterial.
 
Paralajmërime
MOS e përdorni kremin Aciclostad:
-Nëse jeni alergjik ndaj aciklovirit, valaciklovirit, propilen glikoli ose ndaj njërit prej përbërësve të barit
-Në membranat mukoze (në gojë, sy ose vaginë)

Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj ose farmacistin përpara se ta jepni/përdorni këtë produkt nëse:

-Keni problem serioz me sistemin imunitar të trupit (si psh SIDA ose pas trasplantit të palcës së kockës)
-Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.

 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit të specifikuar.
Mos e ruani mbi + 25ºC.
Pas hapjes së produktit, mund të përdoret brenda 12 muajve.
 
Përbërësit
Lënda aktive është: aciklovir.
Përbërësit e tjerë janë: Alkool cetili, Dimetikon 350Cst, Macrogol glycerol stearate (Ph.Eur.) (1500 g/ mol), Parafinë viskoze, Propilen glikoli, Vazelinë e bardhë, Ujë i Purifikuar.