CIVRAL 5% KREM - 3 G

 
 
Kremi Civral përdoret për të trajtuar herpesin në buzë dhe fytyrë dhe zonat gjenitale. Herpesi në lëkurë shkaktohet nga infeksioni viral Herpes simplex. Kremi nuk parandalon rikthimin e herpesit.
Përshkrimi i produktit
Kremi Civral përmban Aciklovir që i përket grupit të barnave “antiviralë” që ndalojnë përhapjen e virusit në organizëm. Përdoret për trajtimin e infeksioneve në lëkurë të Herpes simplex si Herpes genitalis dhe Herpes Labialis parësore ose të përsëritura. Për përdorimin topik në lëkurë.
 
 
Indikacione
Kremi Civral përdoret :
-për trajtimin e infeksioneve të lëkurës nga Herpes simplex si Herpes genitalis dhe Herpes Labialis.
Udhëzime për përdorim
Lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Kremi Civral duhet të aplikohet 5 herë në ditë në intervale çdo 4 orë.
Kremi Civral duhet të aplikohet në lezionet ose zonat ku herpes po zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur pasi ka filluar infeksioni.
Trajtimi duhet të vazhdojë për të paktën 5 ditë deri në 10 ditë maksimumi nëse ende nuk jeni shëruar.
Paralajmërime
MOS e përdorni kremin Civral:
  • Nëse jeni të ndjeshëm ose alergjik ndaj aciklovirit, valaciklovirit ose ndaj njërit prej eksipientëve të kremit Civral.
  • Në membranat mukoze si ato të gojës, syrit ose vaginës sepse mund të çojë në irritime.
  • Për përdorimin më të zgjatur se rekomandimi i doktorit tuaj.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara se të përdorini këtë produkt nëse:
  • Keni probleme serioze me sistemin imunitar të trupit (p.sh SIDA ose pas transplantit të palcës së kockës)
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
Për përdorim topik.
 
 
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Përbërësit
Lënda aktive: Aciklovir 5 g.
Eksipientët: Polimer 407, Alkool cetostearil, Laurilsulfat natriumi,Vazelinë xhelatinoze e bardhë, Parafinë e lëngshme, Propilen glikoli, Ujë i Purifikuar.