Vitaminat dhe sistemi ynë imunitar
Secili prej nesh e di rëndësinë që suplementet e vitaminave luajnë në jetën tonë të përditshme në mirëfunksionimin e shëndetit tonë. Sidomos në ditët e sotme ku e gjithë vëmendja është kthyer nga kujdesi për shëndetin duke qënë që jetojmë dhe në një periudhë të vështirë siç është edhe periudha e koronavirusit. Ndaj vitaminat janë kthyer ndër përbërësit kryesor fuqizues të cilat ne i përdorim për të mbrojtur sistemin tonë imunitar. Vitaminat janë përbërje organike për të cilat njerëzit kanë nevojë në sasi të vogla, të cilat i mundësojnë trupit të punojë siç duhet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.
Deri tani janë identifikuar 13 lloje vitaminash: A, C, D, E, K, si dhe 8 të grupi B. Grupi i B complex përfshin: Thiamina (B1), Riboflavin (B2), Niacine (B3), Acid Pantothenic (B5), Pyridoxina (B6), Cyancobalamina (B12), Acidi folik (Folacin folate) dhe Biotine (H)
Pse na duhen vitaminat?
-Vitaminat na duhen për të mbrojtur trupin dhe mendjen tonë.
Pa praninë e vitaminave në organizmin tonë, trupat tanë nuk do ishin në gjëndje të kryenin funksione kryesore si për shembull: kthimin e ushqimit në energji, mirëfunksionimin e kockave, dhëmbëve, muskujve, lëkurës, gjakut, flokëve dhe duke mbajtur në gjëndje të rregullt pune mendjen tonë, sytë, nervat dhe sistemin imunitar.
Vitaminat dhe ushqimet
Fatmirësisht vitaminat i kemi të shpërndarë në një shumëllojshmëri ushqimesh psh: vitamina C përveç portokalleve gjëndet dhe tek brokoli, luleshtrydhet, speca të kuq dhe jeshil, lakër brukseli dhe në patate. Grupi i vitaminave B kompleks gjëndet tek ushqimet integrale, drithëra, oriz, tërshërë, mëlçi, mish, peshk, te produktet e qumështit; vezë, patate, spinaq etj. Vitamina D nuk është vetëm vitamina e marr nga dielli por e gjejmë dhe në shumë ushqime, e cila është e rëndësishme për muskujt, kockat dhe imunitetin dhe përfshin ushqime si: Qumështi i lopës, disa lloje kosi, drithëra etj. Vitamina A gjithashtu e njohur si Beta-karoteni është një vitaminë e cila tretet në yndyrë dhe luan një rol të rëndësishëm në shikimin normal, në sistemin imunitar dhe riprodhim dhe gjëndet në ushqime me prejardhje bimore e shtazore, sidomos tek qumështi dhe vezët.
Roli i vitaminave
Lëndët ushqyese që ne marrim nga vitaminat e ndihmojnë trupin tonë për të kryer funksione thelbësore si:
- Mbrojtje e lëkurës, të kockave dhe muskujve
- Rritjen e fuqisë së sistemit imunitar
- Mirëmbajtjen dhe rregullimin e indeve të qelizave dhe organeve
- Kthimin e ushqimit në energji
- Vitaminat mbrojnë shëndetin e zemrës sonë
Mungesa e marrjes së vitaminave në trup mund të çojë në: mungesë oreksi, lodhjeje, mungesë përqëndrimi, infeksione që përsëriten, probleme me shikimin, plagë të hapura në gojë ose probleme me mishrat e dhëmbëve, mund të shkaktojë dhe probleme të gjumit. Ndaj secili prej nesh duhet të marrë dozën e nevojshme që i nevojitet metabolizmit për një funksionim normal.
Më poshtë gjeni një link për vitaminat më të rëndësishme dhe të përdorshme për një shëndet dhe imunitet më të mirë. Kliko ketu