Vit i Ri, Rutinë e re!
MSc. në Farmaci Beki Kokona 22.1.2024 12:00:00 e paraditesVit i Ri, Rutinë e re!
Viti i Ri shpesh shoqërohet me lista plot me qëllime që i vendosim vetes, për të patuar një jetë më të përmbushur dhe një stil jetese më të shëndetshëm. Kujdesi për veten fillon nga brenda, dhe një regjim ushqimor i ri mund të jetë hapi i parë drejt një viti të shëndetshëm dhe të lumtur. Një regjim i shëndëtshëm ushqimor do rrezatojë mirëqenie nga brenda jashtë. Nuk duhet neglizhuar ama, as kujdesi për pamjen tuaj, duke përmirësuar rutinën e kujdesit ndaj lëkurës dhe flokëve në shtëpi, dhe pse jo, duke i dhënë një ndihmë nëpërmjet kujdesit profesional në klinikën dermoestetike Velvet, përmes procedurave si peeling kimik dhe mezoterapi. Kaq thjeshtë ju mund të arrini një pamje më të freskët dhe rinore!
Regjim i ri ushqimor
Duke filluar Vitin e Ri, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje regjimit tuaj ushqimor. Në vend që t’ia nisni me dieta të ashpra, e të themi të vërtetën, të pamundura për t’u mbajtur, përpiquni të ndërtoni një regjim ushqimor të pasur me ato që ne i quajmë ushqime të vërteta. Përfshini fruta dhe perime në dietën tuaj, si dhe burime të shëndetshme proteinike nga peshku, pula, vezët, fasulet dhe bimët e tjera. Mbase prej jetës shumë intensive nuk do mund të gatuani çdo ditë, por kini parasysh këta përbërës bazë kur zgjidhni se çfarë do hani. Shtoni në regjimin tuaj ushqimor vitamina dhe minerale, që të siguroheni që do i merrni të gjitha vlerat ushqyese. Mund të shkoni në një nga eventet tona të matjes së vitaminave për të parë se për çfarë keni nevojë veçanërisht. Së fundmi hidratim hidratim dhe vetëm hidratim! Nëse nuk ju pihet ujë, pse jo pak çaj mali me limon? Apo ujë me disa feta kastravec brenda. Kështu qëndroni të hidratuar, plot lezet!
Rutinë e re për lëkurën dhe flokët
Nëse doni një pamje të bukur dhe të shëndetshme, është koha për të përmirësuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës dhe flokëve. Përdorni një larës të butë për të pastruar fytyrën tuaj. Në lëkurë ende të njomë aplikoni një krem hidratues në mëngjes dhe mbrëmje. Mos harroni të përdorni në mëngjes një produkt me faktor mbrojtës nga dielli (SPF) për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e rrezatimit UV. Po! Edhe në dimër. Doni një shembull? I keni parë si digjen miqtë që shkojnë për ski dhe nuk aplikojnë SPF? Mos u bëni si ata. SPF për fytyrën gjithë vitin!
Në produktet e reja që zgjidhni, kujdesuni të merrni formulimet e duhura për llojin e lëkurës tuaj dhe problematikat që mund të keni. Këshillë ekstra? Mos iu trembni aktivëve në formulimet kozmetike. Mund të shtoni retinoidë nëse ju kanë filluar shenjat e para të moshës, acid salicilik, nëse doni të targetoni pikat e zeza, apo niacinamide për të zvogëluar poret.
Edhe flokët duan kujdes, ndaj pse jo tani! Zgjidhni shampo dhe balsamë të formuluar, posaçërisht për problematikat tuaja, me përbërës të sigurt dhe të mirë-studiuar për rezultate maksimale. Në çdo farmaci Ditë e Natë dhe online, do të gjeni edhe bojë cilësorë për flokët, me të cilat do të keni një pamje të re, pa bër kompromis me shëndetin.
Koha perfekte për peeling dhe mezoterapi
Peeling kimik dhe mezoterapia janë procedurat që do t’ju ndihmojnë në rinovimin e lëkurës tuaj, duke larguar qelizat e vdekura dhe duke rritur prodhimin e kolagjenit. Kur mund të kryhen më mirë se sa në stinën e ftohtë, ku dielli është më pak agresiv. Janë ideale për të larguar nga lëkura njollat e diellit, apo edhe ato të shtatzënisë dhe për të përgatitur pamjen tuaj për vitin e ri.
Kur bëhet fjalë për peeling dhe mezoterapi, rekomandohet të konsultoheni me një profesionist në dermatologji dhe estetikë, për të përcaktuar opsionin më të mirë për ju. Ne ju sugjerojmë të këshilloheni me profesionistët në Velvet Derma Clinic, dhe pse jo të përfitoni nga Super Ofertat që kanë thurur enkas për ju!
Duke filluar një regjim të ri ushqimor dhe duke përmirësuar rutinën e kujdesit ndaj lëkurës dhe flokëve, në bashkëpunim me proçedurat e duhura estetike, ju mund të filloni 2024 me një pamje të freskët gati për të arritur çdo synim tjetër të listës tuaj. Kujdesi për veten është një investim në shëndet dhe lumturi për të gjithë vitin!
MSc. në Farmaci Beki Kokona