Ulje Fundviti
A nuk ju ka filluar dhe ju ankthi i blerjes së dhuratave të fundvitit? Juve ju kemi lënë të shijoni dritat e ngrohta dhe zbukurimet festive. Me dhuratat merremi ne! Ka një kategori dhuratash që nuk ju lë kurrë në baltë dhe ajo është kategoria kozmetike. Dhe e dini cila është më e mira e kësaj zgjedhjeje? Nuk keni pse t’a njihni në majë të gishtave personin, të cilit i blini dhuratë, e as të lexoni letrat që i ka nisur babagjyshit për Vitin e Ri. Fundja kush nuk do gëzohej nga një krem cilësor, nga një set me produkte thelbësore për rutinën e kujdesit për lëkurën. Bonus? I gjeni me SUPER ULJE në çdo farmaci Ditë e Natë, si dhe online, nga komoditeti i shtëpisë, ose zyrës tuaj. Gjithçka në pëllëmbë të dorës!
Le të fillojmë me idetë! Në krem duarsh dhe një krem trupi është gjithmonë një ide e sigurt, unisex dhe shumë e dobishme gjatë të ftohtit të dimrit. Tjetër ide për dhuratë, si për meshkut, ashtu edhe për femrat? Një set shumëpërdorimësh! Mund të zgjidhni një larës dhe një hidratant të përshtatshëm për lëkurën e fytyrës, si dhe të trupit. Dhuratë më specifike? Treshja larës-serum-hidratues është një dhuratë perfekte për këdo! Por kujdes! Konsultohuni me farmacistët tonë për të zgjedhur setin e duhur, në varësi të llojit të lëkurës dhe nevojave të saj. Jo vetëm tejet e dobishme, por me këtë dhuratë do ju kujtojë për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm! Një dhuratë pak më personale? Parfumet janë gjithmonë ide e mirë, sepse do mbetet pak nga ju në pulovër, shall, madje edhe në pallto.
Keni edhe ju ndonjë #beautylover në rrethin tuaj shoqëror? Një fondotintë e pasuruar më faktorë mbrojtës nga dielli dhe Acid Hialuronik është një domosdoshmëri! Po përgatisni një dhuratë “ekstra”? Shtojini një buzëkuq të kuq dhe një spray fiksues për makeup dhe dhuratën tuaj do e kujtojë sa herë të lyhet si pariziene. Për vajzat e dashuruara pas Make Up edhe kombinimi i një balmi larës me një larës ujor do ishte i përsorur, sepse me doemos ato e njohin mirë rëndësinë e pastrimit të dyfishtë të Make Up.
Ja pse themi që Ditë e Natë është më shumë se një farmaci!