Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj ekzemës.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj ekzemës. Nëse jeni prind, me siguri keni dëgjuar për të, sepse kjo gjendje e lëkurës është shumë e zakonshme tek fëmijët.

 

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj ekzemës. Nëse jeni prind, me siguri keni dëgjuar për të, sepse kjo gjendje e lëkurës është shumë e zakonshme tek fëmijët. A tingëllon i njohur termi dermatit atopik? Është e njëjta gjë! Ekzema është një gjendje e lëkurës, me natyrë kronike, që shkakton tharje, kruarje dhe skuqje. Këto acarime kanë tendencë të përsëriten. Është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm, sepse njerëzit me dermatit atopik janë të predispozuar të zhvillojnë alergji ndaj ushqimeve dhe barit të thatë si dhe astmë bronkiale. 

E vërteta është se kjo gjendje është ende shumë e stigmatizuar, paçka se 10% e popullatës globale vuan nga Ekzema. Ka ende njerëz që besojnë se është ngjitëse, por kjo nuk është aspak e vërtetë. E vërteta është se për këtë gjendje të lëkurës ekziston një predispozitë e trashëguar gjenetikisht. Njerëz nga çdo racë mund të kenë ekzemë. Paraqitet ndryshe në lloje të ndryshme të lëkurës; lëkura e zbehtë skuqet, ndërsa lëkura e errët zbehet. Pacientët me ekzemë gjenden shpesh në një situatë të parehatshme, për shkak të kruarjes dhe djegies që sjellin acarimet e ekzemës, që si pasojë krijojnë probleme me gjumin.  

Për shumë pacientë, të cilët rishtazi janë diagnostikuar me ekzemë, kërkimi mbi këtë gjendje të lëkurës fillon menjëherë! Pse? Për të identifikuar shkaktarët, në mënyrë që të përpiqen t’i shmangin ato sa më shumë. Fatkeqësisht, ende nuk ka kurë për ekzemën, por ka shumë mënyra për ta trajtuar dhe menaxhuar atë. Hidratimi i rregullt dhe ndjekja e zakoneve të tjera të kujdesit të lëkurës mund të lehtësojë kruajtjen dhe të parandalojë acarimet e ekzemës. Trajtimi mund të përfshijë gjithashtu pomada ose kremra mjekësorë, të përshkruara dhe/ose të sugjeruara nga mjeku, ose farmacisti juaj. 

Ne duam të ndajmë me ju disa sugjerime praktike që do t'ju ndihmojnë t’i bëni ballë acarimeve të ekzemës. Mbani thonjtë tuaj të shkurtër pasi kruarja mund ta përkeqësojë edhe më shumë zonën e skuqur dhe të acaruar të lëkurës. Mbani një leckë larëse në frigorifer ose ëë ngrirje për ato raste kur kruajtja del jashtë kontrollit. Zgjidhni rroba dhe çarçafë që lejojnë lëkurën tuaj të marrë frymë, të bëra nga materiale të tilla si pambuku ose mëndafshi. Kur bëhet fjalë për rrobat, nuk është vetëm pëlhura, por edhe prerja! Zgjidhni një përshtatje më të lirë për të shmangur shpërthimet e mundshme. Dorezat e pambukut do të jenë "miku juaj më i mirë". Lyejeni duart me krem ​​dhe lëreni lëkurën tuaj të shërohet ndërsa pushoni natën. Përdorni një pastrues të butë dhe ujë të vakët kur bëni dush. Mos qëndroni në dush më shumë se 15 minuta. Thajeni lëkurën tuaj, duke e lënë të lagësht dhe aplikoni kremin tuaj hidratues sa më shpejt të jetë e mundur, për të bllokuar të gjithë lagështinë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, relaksohuni! Të kemi marrë ne në “patronazh”! 

Artikuj të ngjashëm