Si të ndalojmë rënien sezonale të flokëve?
Sezoni i pushimeve për ne mbaroi. Edhe rënia e temperaturave na e bëri shumë të qartë që nuk ka më orë të gjata në plazh, lëkurë me kripë dhe flokë me ujë deti. Vërtetë me pushime u qetësuam dhe u argëtuam, por teksa krihemi pas dushit shohim që po na bien flokët më shumë se zakonisht. Mbasi flokët përballuan të nxehtin e verës, tashmë është koha t’i japim kohën dhe përkujdesin që meritojnë!
Zgjidhja për rënien e flokëve fillon nga brenda. Së pari duhet të përmirësojmë regjimin tonë ushqimor, duke shtuar sasinë e sugjeruar të Proteinave, Omega-3, Biotinës, Kompleksin e vitaminave B, Seleniumit, etj. Jo gjithmonë është e thjeshtë t’i marrim nga dieta tërë këto elementë, në sasinë e duhur.
Në ditenate.al tek Vitamina & Suplemente, zgjidhni seksionin Suplemente për shëndetin/ Lëkura, Flokët & Thonjtë dhe zbuloni gamën e suplementeve që stafi ynë ka përzgjedhur për ju.
Kujdesin ndaj flokëve duhet ta mbështesim nëpërmjet një rutine të mirëbalancuar. Duhet të masazhojmë skalpin me mollëzat e gishtave me vaj për flokët, përpara se t’i lajmë ato. Kur lajmë flokët duhet të zgjedhim shampot e formuluara posaçërisht për rënien e flokëve. Ato mundësojnë flokë të pastra dhe të shëndetshme, duke stimuluar paralelisht rritjen e tyre që nga rrënja.
Në ditenate.al tek Dermokozmetika zgjidhni seksionin Dobësimi & Rënia e flokëve dhe zbuloni gamën e suplementeve që stafi ynë ka përzgjedhur për ju.