Si të kujdesemi për lëkurën dhe flokët pas pushimeve
Nuk është vetëm gjendja juaj emocionale, ajo që ndihet e trazuar, kur ktheheni nga pushimet. Teksa përgatiteni për të shkuar në punë mund të shquani në lëkurën tuaj njolla kafe, rrudha të lehta, apo edhe puçrra të vogla. Edhe flokët marrin goditje nga pushimet! Bëhen më të brishtë, këputen me lehtësi dhe fillojnë të bien kur krihemi. Në këtë pikë mendojmë që ju duhet të filloni ta shihni gotën gjysmë plotë dhe të kujtoni që më në fund do të ritakoheni me të gjithë produket tuaja të kujdesit për lëkurën dhe flokët, të cilat i latë në shtëpi, për të mos ngarkuar valixhet. Ekipi i farmacistëve tanë kanë përpiluar një sërë këshillash për t’ju rikthyer freskinë shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Tashmë është rradha e lëkurës dhe flokëve për një palë pushime!
Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është t’i rikthehemi rutinës. Sado e mërzitshme të tingëllojë, një organizëm i shëndetshëm e dashuron rutinën. Rregulloni oraret e gjumit, oraret e të ngrënit, regjimin ushqimor, shtoni konsumin e ujit dhe rifilloni aktivitetin sportiv. Ne besojmë që kujdesi vjen nga brenda jashtë. Është e rëndësishme që teksa rivendosni balancën brenda organizmit, ta ndihmoni procesin duke përzgjedhur produktet e duhura për lëkurën dhe flokët tuaj.
Zgjidh një detergjent delikat për fytyrën dhe trupin për ta pastruar lëkurën pa i prishur balancën. Nëse ju janë krijuar puçrra nga plazhi, mund të përzgjidhni një detergjent të formuluar me Acid Salicilik për ta pastruar lëkurën deri në brendësi të poreve.
Përdor një krem të formuluar posaçërisht për lëkurën e hollë të syve. Zgjdhni një produkt me përmbajtje acidi hialuronik e antioksidantësh dhe aplikojeni atë në lëkurë të njomë. Ai do ju ndihmojë me rrathët e zinj, duke e tendosur dhe hidratuar lëkurën rreth syve, pa i irrituar ata.
Nëse të janë shfaqur puçrra në lëkurë zgjidh një spot treatment për t’i përtharë ato teksa ti fle. Ne ju sugjerojmë një produkt eksfoliues, që mund të jetë me BHA (Acidi Salicilik) për të pastruar poret në thellësi. Mos harro kremin e diellit, kur trajton lëkurën me aktivë!
Nëse pamja e lëkurës tuaj, pas pushimeve, është e rrudhur dhe me njolla kafe, përdor një AHA (acidi Laktik, acidi Mandelik, acici Glikolik, ose acidi Citrik) për të përshpejtuar turnover qelizor të lëkurës. Mos harro kremin e diellit, kur trajton lëkurën me aktivë!
Përzgjidh një serum ushqyes dhe hidratues. Zgjidh një serum me Acid Hialuronik, aplikoje atë në lëkurë të njomë dhe lejojë të thithi ujin e dushit brenda në lëkurë. Ne do ju sugjeronim gjithashtu një serum me vitaminë C për të homogjenizuar pamjen e lëkurës tuaj. Serumi hidratues do t’ju ushqejë dhe tendosi lëkurën. Apliko kremin hidratues dhe mos u shqetëso më! Ai do të qetësoj skuqjen e lëkurës tuaj dhe do homogjenizojë zonat e rrjepura.
Nëse kujdesesh kaq shumë për lëkurën e fytyrës, atëherë duhet t’i japësh pak dashuri edhe trupit! Mbaje lëkurën e trupit të mirë hidratuar pas dushit me një locion të formuluar me vajra ushqyes dhe do e harroni djegien nga dielli! Kjo nuk do të thotë që duhet të neglizhoni përdorimin e SPF në zonat e ekspozuara, sepse dielli dëmton gjatë gjithë vitit!
Nëse ndjen që thembrat dhe shputa e këmbëve po mbajnë barrën e ushtrimeve të gjata, ecjeve në rërë, apo shëtitjeve në natyrë, ndërroi veshmbathje. Përdor një ekfoliues të formuluar posaçërisht për këmbët, i cili i zhvesh ato nga lëkura e vjetër dhe i vesh me lëkurë të shndritshme, elastike dhe të butë.
Mos Harro Flokët! Nuk thonë kot që flokët janë gjysma e bukurisë! Kripa e detit, klori i pishinës, nxehtësia e diellit, topuzët e njomë i bëjnë flokët të brishtë dhe lehtësisht të këputshëm. Sapo kthehesh nga pushimet duhet të presësh majat e djegura dhe t’i rikthehesh rutinës së kujdesit të flokëve dhe të skalpit. Përzgjidh një shampo shkumëzuese pa sulfate, një balsam për t’ju mundësuar flokë të shkrifët dhe një vaj flokësh për shhkëlqim vezëllues.