Sensibilizimi ndaj Diabetit
Numri është shokues, ndaj duam të ndalojmë pak dhe t’i japim vëmendjen e duhur kësaj çështjeje. 14 Nëntori është dita botërore e sensibilizimit ndaj diabetit, ndaj ditën e sotme duam t’ja kushtojmë kësaj sëmundje kronike e njohur ndyshe si “vrasësja e heshtur” duke patur parasysh edhe shqetësimin gjithnjë e në rritje që kemi ndaj rreziqeve shëdetësore që i kanosen një diabetiku.
Diabeti zhvillohet, kur pankreasi nuk është më i aftë të prodhojë insulinë, ose kur trupi nuk e përdor dot si duhet atë. Pse ky duhet të jetë një shqetësim? Sepse sjell nivele të larta të glukozës në gjak (hipoglicemi). Nivelet e larta të glukozës në gjak janë të lidhura ngushtë me dëmtim të organizmit dhe insuficiencë te organeve dhe indeve të ndryshme.
Le t’i hyjmë ABC-së së Diabetit. Janë tre lloje të ndryshme diabeti:
- Diabeti i tipit 1 mund të krijohet në farëdo moshe, por është më i shpeshtë tek fëmijët dhe adoleshentët. Kur ke diabet tip 1, trupi yt prodhon shumë pak, ose aspak insulin, ka do të thotë se do kesh nevojë për injeksione të përditshme të insulinës, për të balancuar nivelet e glukozës në gjak. Sa më shpejtë të diagnostikohet ky lloj diabeti, aq më e mirë është cilësia e jetës së pacientëve me diabet!
- Diabeti i tipit 2 është ai lloj, ng ai cili vuajnë 90% të diabetikëve dhe është më i shprehur në popullsinë adulte. Tek ky lloj diabeti prganizmi është i paaftë të shfrytëzojë siç duhet insulinën që prodhon. Trajtimi për këtë lloj diabeti është një jetesë e shëdnetshme, duke përfshirë një shtim të aktivitetit fizik dhe një dietë të shëndetshme. Fatkeqësisht me kalimin e kohës shumicës së pacientëve me diabet tip 2 do i duhet të fillojnë barna për diabetin dhe/ose insulin për të arritur mbajtjen e glukozës në kontroll.
- Diabeti gestacional, i njohur gjithashtu si “Diabeti i shtatzënisë” është një lloj diabeti, që shoqërohet me nivele të larta të glukozës në gjak, gjatë shtatzënisë. Ky lloj diabeti sjell komplikacione si tek nëna, ashtu edhe tek bebi. Fatmirësisht zhduket pasi lind fëmija, por duhet patur kujdes, pasi si nëna edhe fëmija kanë risk të shtuar të shfaqjes së diabetit tip 2 gjatë jetës.
Tani le të flasim me numra! Në vitin 2021, 10% e popullsisë adulte nga 20 deri në 79 vjeç vuan nga diabeti. Pothuajse 1 në 2 të rritur që kanë diabet janë të padiagnostikuar. Me këto ritme, numri i përgjithshëm i njerëzve që do kenë diabet parashikohet të rritet në 643 milionë deri në vitin 2030 dhe në 783 milionë deri në vitin 2045. Kjo sigurisht nuk është gjë aspak e mirë! Por a është e shmangshme? Fatkeqësisht, ushqimi i shëndetshëm nuk është gjithmonë më i përballueshmi dhe numrat e mbështesin këtë fakt. 3 nga 4 diabetikë jetojnë në vende me të ardhura mesatare në të ulëta. Si profesionistë të kujdesit shëndetësor duhet të jemi shumë të kujdesshëm për t’u ofruar udhëzimet e duhura pacientëve tanë, sepse vetëm gjatë vitit 2021 diabeti shkaktoi 6.7 milionë vdekje.
Dy faktorët kryesorët kryesorë të rrezikut janë konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme dhe aktiviteti i ulët fizik. Me modifikime në stilin e jetesës duke përfshirë aktivitetin fizik dhe një dietë të shëndetshme mund të arrijmë të shtyjmë ose parandalojmë shfaqjen e diabetit të tipit 2. Ndaj le t'ju japim disa sugjerime praktike për të përmirësuar shëndetin tuaj!
1. Zgjidhni ujë, kafe ose çaj në vend të lëngjeve të frutave, pijeve të tjera freskuese me, ose pa gaz;
2. Ngrënia e të paktën tre racioneve me perime çdo ditë, duke përfshirë perimet me gjethe jeshile;
3. Ngrënia e deri në tre porcione fruta të freskëta çdo ditë;
4. Zgjedhja e arrave, e një fruti të freskët ose e kosit në vend të ushqimeve të pashëndetshme midis vakteve;
5. Kufizimi i konsumit të alkoolit;
6. Zgjedhja e mishit të bardhë, ose ushqimeve të detit në vend të mishit të kuq ose nënprodukteve të përpunuara të tij;
7. Zgjedhja e bukës, orizit ose makaronave integralenave në vend të atyre normale.
8. Zgjedhja e yndyrave të pangopura (vaj ulliri, vaj misri ose vaj luledielli) në vend të yndyrave të ngopura (gjalpë, vaj kokosi ose vaj palme).