Restoraflor: Probiotikët dhe përfitimet e tyre
MSc. në Farmaci Beki Kokona 22.7.2024 12:15:00 e pasditesMe siguri edhe ju jeni duke paketuar gjërat për pushimet këto ditë të nxehta vere. Duket sikur teksa bën valixhen gati, ndjen puhinë e detit, freskinë e maleve, apo adrenalinën e sporteve të ujit. Nuk e di për ju, por për mua si farmaciste lista e barnave që marr me vete është ajo që i kushtoj shumë rëndësi, sidomos kur udhëtoj larg vendeve të banuara, ku ndër të tjera sigurohem të kem me vete probiotikë.
E kështu ku ka kohë më të përshtatshme sesa kjo, për të kontrolluar sirtarin e barnave të shtëpisë, për të hedhur çfarë ka skaduar dhe për të siguruar që të jemi të përgatitur për çdo të papritur shëndetësore. Më lini të ndaj me ju një nga produktet që mendoj se nuk duhet t’i mungojë asnjë shtëpie, por edhe asnjë udhëtimi, probiotikët RestoraflorTM.
Është një suplement ushqimor me probiotikë, prebiotikë dhe kompleksin e vitaminave B. Probiotikët ju ndihmojnë, jo vetëm për shëndetin gastro-intestinal, por edhe për forcimin e imunitetit, uljen e lodhjes, madje edhe për pamjen tuaj. Le t’i hymë së bashku në detaje informacioneve mbi probiotikët dhe veçanërisht RestoraflorTM për të kuptuar rëndësinë e tyre në regjimin tonë ushqimor.
Çfarë janë probiotikët?
Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që ndihmojnë në ruajtjen e balancës së florës normale (baktereve të mira) në zorrët tona. Një sistem gastro-intestinal i shëndetshëm përthith në mënyrë optimale lëndët ushqyese që ne marrim nga regjimi ynë ushqimor. Fundja, nëse mikro dhe makro nutrientët e regjimit tonë ushqimor nuk pëthithen, është i gjithë organizmi ynë që do “vuajë” e jo vetëm sistemi tretës. Ja pra pse një nga faktorët kyç që mundëson një organizëm të shëndetshëm janë probiotikët.
Pse duhet të përdor probiotikë?
Le ta mendojmë kështu. Regjimi ynë ushqimor është ai çka na jep çdo vitaminë, mineral dhe lëndë tjetër ushqyese, por a përthithen këto të fundit si dhe sa duhen? Këtu hyn në lojë shëndeti gatsro-intestinal. Një stomak dhe zorrë e shëndetshme përthithin në mënyrë optimale lëndët ushqyese që ne i servirim nga regjimi ynë ushqimor. Një nga faktorët kyç që mundëson një sistem gastro-intestinal të shëndetshëm janë probiotikët. Ja pra pse ato nuk ju ndihmojnë vetëm me shëndetin e sistemit tretës, por gjithashtu përmirësojnë pamjen e lëkurës tuaj, ju forcojnë imunitetin, si dhe mbështesin shëndetin intim të femrave.
Pse më sugjerojnë të marr probiotikë, kur mjekohem me antibiotikë?
Në protokollet e trajtimit të infeksioneve të ndryshme me origjinë bakteriale mjekët përdorin antibiotikë, të cilët krahas baktereve patogjene, vrasin edhe “bakteret e mira” apo siç i themi ne, florën normale. Në këto kushte shpesh mjeku, ose farmacisti na sugjeron ta shoqërojmë këtë terapi me probiotikë. Nga vetë fjala Pro-Biomë (probiotikët, pro florës normale) dhe Anti-Biomë (antibiotikët kundër baktereve patogjene).
Çfarë ndodh nëse nuk marrim probiotikë, gjatë antibiotiko-terapisë? Ajo mund të shoqërohet me diarre, të vjella, infeksione mykotike vaginale, etj. E gjitha kjo prej disbalancës së baktereve të mira në organizëm.
Pse të Zgjedhim RestoraflorTM?
Është probiotik që ka formulën dhe dozën e duhur. Kombinon dy shtame probiotikësh, efektshmëria e së cilëve është e mbështetur edhe nga prania e prebiotikëve në formulim.
Praktikisht:
- Trajton Gastro-Enteritin akut;
- Trajton diarrenë akute;
- Terapi shtesë në çrrënjosjen e Helicobakter Pylori;
- Parandalon diarrenë që vjen si pasojë e përdorimit të antibiotikëve;
- Qetëson dhimbjet e barkut, që vijnë si pasojë e çrregullimeve Gastro-Intestinale.
Pyetja është; Në një treg të stërmbushur me probiotikë, pse të zgjedhim pikërisht RestoraflorTM? Ndryshe nga probiotikët e tjerë, përmban edhe Vitaminat e grupit B kompleks, falë së cilave forcon sistemin imunitar dhe ul lodhjen.
Po për fëmijët a mund ta përdorim?
Mos u shqetësoni ju prindërit, sepse ky probiotik vjen edhe me një formulim të posaçëm për vogëlushët që mund t’ia përdorni që në lindje. Restoraflor™ Baby është një suplement me pika, që përmban 4 shtame probiotikësh, thelbësorë për funksionimin e rregullt të sistemit Gastro- Intestinal. Ka formulë të përqendruar, ku vetëm 1 ml në ditë ju sjell përfitimet e nevojshme shëndetësore, për vogëlushët tuaj. Nuk përmban ngjyrues apo konservues. Ky probiotik ju jep liri në përdorim, pasi mund të përdoret më vete, mund të përdoret i tretur në lëng frutash, apo edhe në qumësht.
MSc. në Farmaci Beki Kokona