Rënia e flokëve
Flokët përbëjnë një ndër asetet më të çmuara të trupit të njeriut. Flokët i japin hijeshi dhe bukuri trupit tonë ndaj dhe ne i kushtojmë një vëmendje të madhe. Që nga fëmijëria, përgjatë adoleshencës dhe në moshën e rritur, na janë prezantuar modele të ndryshme të cilët kanë pasur si tipare dalluese flokët. Kjo për të treguar që në çdo shembull frymëzimi tipari i flokëve tek një person është ndër më kryesorët dhe është ai që bie në sy me impakt të parë. Nëse natyra njeriut s’do i kishte dhënë këtë tipar, atëhere do na dukej vetja bosh, pa një tipar personifikues e do mendonim se jetonim në një botë klonesh ku do ishim të gjithë njësoj, të veshur së brëndshmi, të zhveshur në aparencë…
Flokët rriten kudo në lëkurën e trupit tonë. Floku përbëhet nga një protein e quajtur Keratinë e cila prodhon acidin folik në shtresat e jashtme të lëkurës. Mesatarisht skalpi ka 100,000 mijë qime që ciklohen nëpër periudha të rritjes, të rënies dhe të rigjenerimit. Ne priremi të tregojmë kujdes për flokët në të katërta stinët e vitit. Por me ndryshimin e stinëve ndodh që në periudha të caktuara të shohim një rënie të flokëve. Kjo rënie siç e thamë mund të jetë sezonale, por mund të bëhet dhe më e shpeshtë. Ndodh që shumë persona të preken nga humbja e flokëve ose e njohur ndryshe me termin Alopecia. Alopecia është një sëmundje që shoqërohet me rënie të flokëve në forma vatrash (Alopecia areata) ose në të gjithë lëkurën e kokës (Alopecia totalis). Humbja e flokëve mund të jetë e formave të ndryshme dhe në varësi të saj përcaktohet edhe rikuperimi ose jo i tyre. Alopecia mund të haset dhe tek femrat dhe tek meshkujt në çdo lloj lëkure pa preferenca të ngjyrës, mund të ndodhë në scalp dhe në cdo pjesë tjetër të trupit.
Faktorët që favorizojnë rënien e flokëve:
- Predispozicioni gjenetik (rënie e flokëve e trashëguar Gjenetika)
- Ndryshimet stinore (sidomos në vjeshtë)
- Fakorët hormonalë (hiperndjeshmëri ndaj antrogenëve, defiçiti i estrogenëve)
- Faktorët psikologjikë (stresi, shoku emocional)
- Medikamentet (sidomos kimioterapia)
- Ekspozimi në kokë ndaj rrezatimeve të ndryshme.
- Çrregullime ushqimore (dieta)
- Rënie nga traumat (Alopecia traumatike)
- Humbja e peshës (që lidhet me çrregullime të të ngrënit si: Anoreksia, Bulimia\Dieta ekstreme)
- Përdorimi i kimikateve në trup.
- Dëmtime që shkaktohen nga infeksione virale dhe bakteriale
- Anemia
- Sëmundje të lëkurës si: Pityriasis, Amiantacea mund të shkaktojnë rënie të flokëve
- Lupusi
- Çrregullime te gjëndjes së tiroides
- Mbipesha
- Dëmtime nga krehjet, larjet e shpeshta dhe ngjyrosjet.
Në momentin kur pacienti identifikon problemin e rënies së flokëvë, menjëherë duhet ti drejtohet mjekut dermatolog. Një anamnezë e detajuar dhe një ekzaminim total i lëkurës për të kontrolluar gjëndjen e përgjithshme shëndetsore dhe në këtë mënyrë mjeku specialist do japë një diagnozë të caktuar. Kur përballen me rënie të flokëve këta persona ndihen të frikësuar dhe të pasigurtë të ndajnë problemin që po i ndodh dhe të kërkojnë ndihmë. Ata mundohen të fshehin problemin duke ndryshuar stilimin e flokëve të tyre, blejnë produkte që mendojnë se do i përmisojnë gjëndjen e flokëve apo marrin vitamina të ndryshme për rritje të flokëve. Në rast rënie të përkohshme floku mund të përdoret dhe transplanti i flokëve apo ndërhyrje të tjera kirurgjikale të rekomanduara nga mjeku.
Ushqime për parandalim të rënies së flokëve:
- Proteinat
- Ushqim i pasur me hekur
- Frutat e thata
- Ushqim i pasur me zink
- Uthulla e mollës
- Hithra, koperi
Këshilla për të pasur një flokë sa më të shëndetshëm:
- Pini 10-12 gota ujë në ditë, konsumimi i ujit rrit dhe forcon flokët
- Konsumoni produkte me përmbajtje të lartë proteinike, hani fruta, perime dhe produkte të qumështit
- Përdorimi i bimës Aloe Vera si maskë apo përmbajtje lëngu tek flokët.
- Masazhoni kokën 2-3 herë çdo ditë me vaj bajame
- Lani flokët me lëng limoni apo uthulle
- Aplikoni një maskë me vaj ulliri, mjaltë dhe një lugë çaj pluhur.
- Shampo kundër rënies së flokëve