Rëndësia e probiotikve për traktin Gastrointestinal
Probiotikët janë mikroorganizma me rol të veçantë në mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut. Ndihmojnë shëndetin tretës, forcojnë shëndetin e zemrës, zbehin simptomat e depresionit, forcojnë imunitetin, mirëmbajnë shëndetin e syve, etj.
Në stinën e verës shpesh kemi ndjesi fryrje, e cila vjen nga një tretje e papërshtatshme e ushqimit, ndonëse mund të kemi ngrënë shumë pak. Kjo sigurisht është një gjendje e parehatshme që ndodh shpesh. Zgjidhja që rekomandojnë mjekët është përdorimi i suplementeve me probiotikë.
Problem tjetër që ndodh shpesh në verë është konstipacioni. Ai vjen si pasojë e një diete të varfër, por edhe nga përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve. Duhet të jemi vigjilent gjatë terapive me antibiotikë, sepse ata përveçse luftojnë infeksionin, gjithashtu vrasin bakteriet e mira duke çrregulluar florën bakteriale. Në raste të tilla duhen konsumuar probiotikë, me qëllim që të rivendosim ekuilibrin e florës bakteriale, e cila ka rëndësi të madhe në funksionet tretëse.
Probiotikët janë një burim i mirë proteinash mineralesh dhe vitaminash. Ndër to më të spikaturat janë vitamina B12, vitamina C, Seleniumi, Kalciumi, Fosfori, Kaliumi, Luteina. Përmbajtja e probiotikëve shpjegon vlerën e tyrë në mështetjen e shëndetit të pacientëve me probleme me zemrën, tensionin, sytë, apo ata që vuajnë nga osteoporoza. Stafi i Ditë e Natë është përkujdesur të zgjedhë brandet me të mira të probiotikëve për ju.