Pse është e rëndësishme mbrojtja nga dielli?

Zbuloni sekretet e përdorimit të kremrave kundër diellit që të mund të zgjidhni të duhurin për ju.

Kur flasim për mbrojtjen e lëkurës nga dielli, “Krem për mbrojtjen nga Dielli” - është ajo çka për të gjithë ne “summer lovers” tregon se vera ka ardhur. Në këtë pikë mendoj që bashkë me ekipin e Ditë e Natë kemi qenë të qartë mbi pasojat e ekspozimit në diell, rrezet UV dhe efektet e tyre, ndaj duam të ndajmë në mënyrë konçize këshillat tona lidhur me përdorimin e mbrojtjes nga dielli. Shkurt, saktë dhe pa gabime:

  • Spf çdo ditë;
  • Spf për çdokënd;
  • Spf edhe kur koha është gri.

Akoma më shkurt? Mbrojtja nga dielli duhet të jetë pjesë e produkteve të kujdesit të lëkurës 365 ditë të vitit!

Rëndësia e mbrojtjes nga dielli dhe rekomandimet tona.

E vërteta është se kur vjen vera dhe medoemos ne kalojmë më shumë kohë jashtë, mbrojtja e lëkurës nga dielli ka akoma më shumë rëndësi. Jo thjeshtë se mund të skuqemi, por mbi të gjitha prej efekteve negative që rrezet e dëmshme të diellit kanë tek ne, duke filluar nga tharja, plakja e parakohshme, dëmtimi i barrierës mbrojtëse të organizmit, e deri në probleme më serioze si djegia, infektimi e deri në shfaqen e sëmundjeve të lëkurës siç është melanoma (kanceri i lëkurës).

Llojet e produkteve për mbrojtje nga dielli

Duke parë sa e rëndësishme është mbrojtja nga dielli për shëndetin, por edhe për pamjen tonë, në Farmaci Ditë e Natë do gjeni një krem dielli për çdo moshë, lloj lëkure dhe stil jetese, madje edhe në oferta që t’i përfitoni me ulje çmimi. Vetëm me një click, mund të gjeni krem dielli për të rritur, fëmijë, krem dielli për fytyrën dhe trupin. Për ne është shumë e rëndësishme që të ndiheni të dëgjuar, e mbi të gjitha t’ju japim një zgjidhje për çdo problem, ndaj kemi zgjedhur formulime për çfarëdolloj lëkure, duke ju ofruar mbrojtje nga dielli për lëkurë të ndjeshme, për lëkurë normale, të yndyrshme, mbrojtje nga dielli për lëkurë të thatë, madje edhe për ato më problematiket, me akne, rosacea, dermatit, etj.

E dinit që mund të gjeni edhe produkte me SPF për ju që keni nevoja të veçanta?

Cilat janë këto nevojat e veçanta. Ja për shembull kemi përzgjedhur produkte për mbrojtjen e nishaneve, të cilët vijnë në trajtë stick dhe janë shumë thjeshtë të aplikueshëm. Kemi përzgjedhur gjithashtu krem për mbrojtje nga dielli për ju që merreni me sport e djersiteni shumë, ndaj ne sigurohemi të jeni të mbrojtur gjatë gjithë kohës që ushtroheni në natyrë. Nëse keni bërë plane për të shijuar motin e bukur dhe aktivitetet në natyrë, apo ju që gjëmoni çdo muze e atraksion kulturor të qyteteve që vizitoni, një pjesë e rëndësishme e rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës duhet të përfshijë një krem kundër diellit të përshtatshëm për JU!

 Si të zgjedhim produktin e duhur për mbrojtje nga dielli

Në një gamë kaq të gjerë produktesh, zgjedhja e duhur e kremrave kundër diellit është çelësi për të ruajtur shëndetin e lëkurës tonë, duke mundësuar kështu parandalimin e dëmtimeve nga rrezet UV. Në përfundim të këtij artikulli, së bashku do jemi në gjendje të zgjedhim kremin për mbrojtje nga rrezet ultraviolet më të përshtatshëm për llojin e lëkurës, moshën dhe stilin tonë të jetesës.

Kremrat kundër diellit janë të nevojshëm për të gjithë, por është e rëndësishme të zgjedhim atë që është i formuluar në përputhje me nevojat e lëkurës tonë. Ja për shembull, në rastin e një lëkure të ndjeshme, sikurse e ka 70% e popullatës, këshilla e parë është të zgjedhim një krem me faktor mbrojtës të lartë. Ama duhet të shohim edhe formulimin, sepse për këtë lloj lëkurë na duhet një krem dielli për lëkurë të ndjeshme, të formuluar posaçërisht për t’ju mbrojtur, por edhe për të lehtësuar irritimin.

Nëse keni një jetë shumë të angazhuar dhe doni një zgjidhje multifunksionale për mbrojtjen nga dielli për fytyrën, një krem dielli me ngjyrë, i cili ju ushqen lëkurën, ju mbron nga dielli, të cilin mund ta përdorni edhe si fondotintë është zgjedhja e duhur për ju.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja është zgjedhja e prindërve për mbrojtjen nga dielli për fëmijët e tyre. Tek fëmijët bëhemi të gjithë më të ndjeshëm, ndaj patjetër sigurohemi të zgjedhim formulime që jo vetëm ofrojnë mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit, produkte rezistente ndaj ujit, por edhe formulime delikate, ushqyese dhe pa elementë të panevojshëm për lëkurën kaq të brishtë të vogëlushëve.

E kështu, vetëm nëse kërkoni në seksionin e mbrojtjes nga dielli do gjeni produktin e duhur për ju, qoftë ky krem dielli rezistent ndaj ujit, krem për mbrojtje nga dielli për lëkurë me yndyrë, krem për mbrojtje nga dielli për lëkurë me akne, apo edhe paketime që jua thjeshtojnë aplikimin, siç janë locionet e diellit në formë spray për mbrojtje nga dielli, apo edhe vajrat e diellit.

Faktori i mbrojtjes nga dielli (SPF)

Një nga dilemat më të zakonshme, me të cilat ndeshemi, kur zgjedhim kremrat kundër diellit është niveli i SPF, ose e thënë ndryshe faktori i mbrojtjes nga dielli. Për një mbrojtje optimale, ekspertët rekomandojnë përdorimin e një kremi dielli me SPF 30 ose më të lartë. E rëndësishmja është ta përdorni në sasinë e duhur, dhe duke e riaplikuar atë çdo dy orë!

Këshilla për aplikimin e duhur të kremrave të diellit; Kur dhe sa shpesh duhet ta aplikoni.

Cila është kjo sasia e duhur e kremit të diellit që flasin të gjithë? E mendojmë kështu, për të mbuluar gjithë fytyrën do na duhet të aplikojmë kremin përgjatë dy gishtave të dorës dhe ta aplikojmë atë në mënyrë homogjene në fytyrë, qafë, dhe mos harroni dekoltenë e mbrapa veshëve! Kur jemi në plazh do aplikojmë krem, locion, apo edhe vaj në të gjithë trupin, pa harruar zona si bërrylat, apo këmbët!

Në varësi të periudhës së vitit, apo kushteve në të cilat ndodhemi, do shohim kur është momenti i duhur për të riaplikuar kremin e diellit. E mira është ta riaplikojmë çdo dy orë, por mundet edhe ta riaplikojmë pak më rrallë nëse jemi të veshur, apo punojmë në zyrë, dhe jemi larg dritareve. Patjetër që mbrojtja nga dielli ka shumë rëndësi, por le të jemi fleksibël.

Për ta përmbledhur

E vërteta është që kremi i diellit nuk është as zbukurim e as vanitet. Zgjedhja e një kremi kundër diellit është një vendim i rëndësishëm që gjithsecili nga ne merr për shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Me gamën e gjerë të produkteve në dispozicion në ditenate.al , është e rëndësishme të kërkoni atë që është më i përshtatshëm për ju dhe për nevojat tuaja të veçanta. Kështu, në Ditë e Natë, jemi të sigurt që do gjeni një krem kundër diellit që do të ofrojë jo vetëm mbrojtje nga dielli, por edhe kujdesin e duhur për lëkurën tuaj, madje sigurohemi që këto produkte të kenë gjithmonë pak ulje çmimi!

MSc. në Farmaci Beki Kokona

Artikuj të ngjashëm