Pastrimi i dyfishtë i lëkurës
Pastrimi i dyfishtë është një metodë e larjes së fytyrës gjatë së cilës përdoren dy lloje të ndryshëm larësish. Larësi i parë përgjithësisht është me bazë vajore, ndërsa i dyti është me bazë ujore. Arsyeja pse sugjerohet të përdoren dy lloje të ndryshëm larësish fytyre është sepse ata shërbejnë për qëllime të ndryshme në procesin e pastrimit të fytyrës. Larësi me bazë vajore funksionon duke hequr papastërtitë me bazë vajore, siç është makeup, kremi i diellit, serumi, sebumi natyral i lëkurës, dhe papastërti të tjera. Larësi me bazë ujore funksionon duke hequr djersën dhe papastërtitë, që larësi i hapit të parë nuk mund të hiqte. Pastrimi i dyfishtë është një proces që ndihmon në depërtimin e produkteve tuaja dermokozmetike thellë në lëkurë, prandaj sugjerohet që të përdoret gjatë rutinës tuaj të natës, kur aplikoni shumicën e produkteve tuaja aktive.
Pastrimi i dyfishtë është veçanërisht i preferuar nga njerëzit me lëkurë të yndyrshme sepse lufton prodhimin e tepërt të vajit, pa e lënë lëkurën shumë të thatë. Kjo metodë është gjithashtu shumë e dashur për të gjithë ata që kanë lëkurë me tendencë akneike, pasi është një mënyrë e shkëlqyer e pastrimit të fytyrës nga bakteret, që janë shkaku i shfaqjes së puçrrave. Së fundmi metoda e pastrimit të dyfishtë është metoda më e pëlqyer e larjes së fytyrës për adhuruesit e makeup, sepse është mënyra më e mirë dhe efektive për pastrimin të makeup deri në grimcën më të vogël.