Java e sensibilizimit ndaj alergjisë!

Java Botërore e Alergjisë është një seri aktivitetesh të organizuara nga Organizata Botërore e Alergjisë, me qëllim ndërgjegjësimin ndaj sëmundjeve alergjike.
Java Botërore e Alergjisë është një seri aktivitetesh të organizuara nga Organizata Botërore e Alergjisë, me qëllim ndërgjegjësimin ndaj sëmundjeve alergjike. Kjo organizatë përkrah në mënyrë aktive vënien në dispozicion për Profesionistët e Kujdesit Shëndetësor të gjithë trajnimet dhe burimet e nevojshme për diagnostikimin, menaxhimin dhe parandalimin e këtyre sëmundjeve, të cilave po i rritet prevalenca në të gjithë botën.  
Vizioni i Organizatës Botërore të Alergjisë është bashkimi i Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor dhe grupeve të tjera të interesit, siç janë pedagogët dhe trajnuesit e shkencave mjekësore, mbrojtësit e të drejtave të pacientëve, politikëbërësit, publiku dhe autoritetet e kujdesit shëndetësor për të përftuar një qasje të integruar ndaj këtij problemi. Qëlimi është të adresojmë nevojat e pacientëve që vuajnë nga sëmundje alergjike dhe nga astma bronkiale, me qëllim që profesionistët e kujdesit shëndetësor të mund të sigurojnë kujdesin më të mirë për ta. 
Java Botërore e Alergjisë për këtë vit po mbahet nga data 5 qershor deri më 11 qershor. Që nga viti 2011 çdo vit, Organizata Botërore e Alergjisë organizon disa aktivitete edukuese gjatë Javës Botërore të Alergjisë duke trajtuar tema të ndryshme, çdo vit. Qëllimi i tyre kryesor është të rrisin ndërgjegjësimin ndaj këtij fenomeni. Për ta arritur këtë, Organizata Botërore e Alergjisë ofron informacione për mjekët, si dhe për publikun e gjerë me webinare, postera dhe informacione shtesë për të edukuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të caktuara. Temë fokusi për këtë vit është lidhja midis Astmës bronkiale me sëmundjet e tjera respiratore me natyrë alergjike.  
Referuar artikullit të fundit nga WAO (organizata botërore e alergjisë), sëmundjet alergjike të rrugëve të frymëmarrjes janë sëmundjet kronike më të zakonshme tek njerëzit. Sëmundjet si astma, riniti alergjik, sinoziti kronik, kolla kronike, bronkiti, dhe sëmundjetë tjera shpesh ndodhin së bashku. Astma prek mbi 350 milionë njerëz në mbarë botën dhe riniti alergjik prek nga 10% deri në 50% të popullsisë, në varësi të vendndodhjes gjeografike. Hulumtimet tregojnë se përqindja e rasteve të astmës të raportuara në pacientët me rinit alergjik mund të jetë deri në 38%. Përqindja e simptomave të lidhura me rrufën, pranishme në pacientët me astmë mund të jetë deri në 85%. Rrugët e sipërme të frymëmarrjes përfshijnë sinuset, hundën, gojën dhe fytin, dhe rrugët e poshtme të frymëmarrjes përfshijnë grykën, tubat bronkiale dhe mushkëritë. "Për shkak se alergjitë dhe astma shpesh ndodhin së bashku, dhe sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes mund të përkeqësojnë astmën, është thelbësore që ato të diagnostikohen dhe trajtohen së bashku," sipas Yoon-Seok Chang, MD, PhD, i Spitalit Kombëtar Universitar të Seulit Bundang, Kore, i cili është. Kryetar i Javës Botërore të Alergjisë 2022. 
MSc. në Farmaci Beki Kokona 
 

Artikuj të ngjashëm