Alergjitë-Prezenca e padëshirueshme në jetë

Kur përmendim alergjitë, flasim për ngamcues të bezdisshëm në trupin tonë që na cënojnë imunitetin. Është një betejë me të cilën bashkëjetojmë në të katërta stinët e vitit.

Kur përmendim alergjitë, flasim për ngamcues të bezdisshëm në trupin tonë që na cënojnë imunitetin. Është një betejë me të cilën bashkëjetojmë në të katërta stinët e vitit. Pranvera sjell çeljen e luleve, stina e verës lidhet me polenat, stina e vjeshtës me lagështirat e si pasojë mykun duke na krijuar alergji të cilat lidhen me rrugët e frymëmarrjes, por dhe dimri me të ftohtin, me pluhrat, duke na bërë që mos shpëtojmë nga alergjitë në çdo stinë. Ato janë ajo prezenca e padëshirueshme dhe e pranueshme. Alergjitë apo reaksionet alergjike janë një përgjigje e shprehur e sistemit imunitar ndaj substancave të huaja të quajtura allergen. Pra ky reaksion ndodh kur sisitemi imunitar i njeriut bëhet i ndjeshëm ndaj disa substancave në trup siç mund të jenë: ushqime, pluhra, ilace apo pickime insektesh si bleta.  Këto reaksione mund të shfaqen me teshtima, kollë, rrufë, kruajtje etj. Në pjesën më të madhe të rasteve janë të bezdisshme, por ndonjëherë ndodh që të jenë të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.

Cilat janë simptomat e alergjive?

Një reaksion alergjik mund të shkaktoj dhimbje dhe irritim.

Disa nga simptomat e alergjive janë:

  • Rrufë alergjike (me teshtima, me rrjedhje dhe bllokim hundësh)
  • Lotim dhe kruarje të syve, sy të skuqur, formim i rrathëve të zinj tek sytë
  • Kruarje të hundës, dhimbje të fytit, të qiellzës së gojës
  • Dhimbje të kokës
  • Infeksione të veshit
  • Dhimbje të barkut
  • Të vjella, diarre

Llojet e Alergjive.

Llojet e Alergjive janë të shumta, disa prej tyre janë sezonale, ndërsa të tjera zgjasin gjatë gjithë vitit, por mund të jenë dhe me periudha afatgjate. Disa nga llojet e alergjive që ne kemi janë:

  1. Alergji të frymëmarrjes (që përfshijnë alergjitë pranverore,verore, të vjeshtës, të dimrit, të polenave, të phuhurit, të mykut, të  kafshëve si: qentë, macet)
  2. Alergji ushqimore (të proteinës së qumështit, të vezës, të grurit, të arrës, të  peshkut apo prodhimeve të detit, ndjeshmëri të sulfatit, alergji të sojës etj)
  3. Alergji të lëkurës (Dermatiti i kontaktit, urtikarie dhe angioderma, alergji të helmimit, të pickimit të insekteve, të kozmetikës, alergji nga nikeli)
  4. Alergji të tjetra (Alergji të syve, konjuktiviteti i syrit-syri kuq, alergji të medikamenteve, alergji nga Aspirina, Penicilina)

A vuajnë të gjithë njerëzit nga alergjitë?

Përgjigjia është jo, pasi shumë persona që janë alergjikë e kanë të trashëguar nga prindërit tek fëmijët. Sot numri i personave alergjik vazhdon të rritet tek të gjithë moshat, gjinitë apo grupet raciale.

Mënyra më e mirë për të parandaluar alergjitë është të shmanget kontakti me lëndët apo substancat alergjikë, por në rastin e alergjive stinore, mbrojtja nga polenat është e vështirë të bëhet dhe kjo e bën të vështirë shmangien e kontaktit pasi kjo kërkon qëndrim larg ambjenteve të  hapura, mbajtjen mbyllur të dritareve, përdorimin e filtrave të ajrit etj.

Medikamentet

Ilaçet nuk mund ta shërojnë një alergji, por mund të ndihmojnë një person të menaxhoj simptomat e këtij veprimi. Përpara se të përdorim një mjekim, duhet ti drejtohemi fillimisht një doktori apo farmacisti për të vendosur saktë diagnozën dhe për të identifikuar alergjenin ose alergjenët ndaj të cilëve ju jeni të ndjeshëm, në mënyrë që të përcaktohet saktë terapia dhe masat e nevojshme parandaluese përpara fillimit të stinës së poleneve në pranverë. Simptomat mund të zbuten nëpërmjet marrjes së medikamenteve të rekomanduara gjithmonë nga mjeku. Por duhet treguar kujdes pasi një pjesë e njerëzve mund të jenë alergjikë dhe ndaj ilaçeve të ndryshme. Si mënyrë parandaluese mund të sugjerohet klima detare për personat alergjikë, pasi në këto vende përqëndrimi atomsferik i polenave është relativisht i ulët.

Disa nga medikamentet që mund të përdoren për të shëruar alergjitë:

  • Medikamente që përdoren për të fuqizuar sistemin imunitar
  • Antibiotikët
  • Analgjezikët

Artikuj të ngjashëm