A e dini se dhe buzët duhet të mbrohen nga dielli?
Edhe përdoruesi më i saktë dhe i shpeshtë i kremit me faktorë mbrojtës SPF, nuk e aplikon atë me përpikmëri kudo. Për shumë arsye, zona e cila shmanget më shumë janë buzët, paçka se lëkura e tyre është e hollë dhe me nivel minimal melanine. Buzët ekspozohen vazhdimisht ndaj diellit, gjë që i bën të rrezikohen nga djegia, por gjithashtu nga zhvillimi i njollave, apo luspave kanceroze. Mënyra më e mirë e ruajtjes së buzëve nga rrezet ultra vjollcë është përdorimi vazhdimisht gjatë ditës i balsamëve të buzëve, me faktorë SPF. Formulimi i SPF në trajtë balsami, është zgjidhja e këshillueshme për të zgjatur në kohë efektin e faktorëve mbrojtës ndaj diellit, sepse qëndron gjatë në buzë dhe nuk largohet nga pështyma. Duhet të jemi të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në Maj, që është muaji i sensibilizimit ndaj melanomës.