ASPIRINE 500 MG - 30 TABLETS

 
 
Aspirina është bar një antiinflamator jo steroid (NSAID). Ndihmon në uljen e temperaturës, reduktimin e dhimbjes dhe ka veti antiinflamatore dhe antireumatike. Aspirina e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut. Aspirina frenon agregimin e trombociteve. Përdoret në dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore), uljen e temperatures, gjendjet inflamatore si artrit reumatoid dhe osteoartri. 
Instructions for use
Dozimi:
Për veprimin analgjezik, antipiretik dhe antiinflamator: Doza e zakonshme është 300 mg–1 g, 3 herë në ditë.
Në gjendjet reumatike akute: Mund të merret 4 – 8 g në ditë, në doza të ndara.
Fëmijët: vetëm në artritin e të miturve: deri në 80 mg/kg peshë trupore në ditë të cilat jepen në 5 – 6 doza të ndara. Në rastet e rënduara mund të jepen deri në 130 mg/kg peshë në ditë.
 
Për veprimin antitrombotik (antiagregant): për efektin e tij antitrombotik pas infarktit të miokardit, krizave iskemike kalimtare ose tek të sëmurët me anginë të paqëndrueshme doza e rekomanduar është 100 – 300 mg në ditë.