NO-SPA 24 TABLETA X 40MG
No-Spa ndihmon në eleminimin e dhimbjeve të barkut. Përmban Hidroklorur Drotaverine që është një medikament antispazmatik. Mund të përdoret në dhimbjet menstruale, cistite, sindromën e zorrës së irrituar dhe sëmundje të tjera të zorrëve. Gjithashtu përdoret për të trajtuar tkurrjen e muskujve të lëmuar të traktit biliar dhe tkurrjen në muskujt e lëmuar spastik të traktit urinar.
Instructions for use |
Të rriturit: doza e rekomanduar e barit është 120-240 mg në ditë (e ndarë në 2-3 doza).
Për fëmijët 6-12 vjeç doza maksimale ditore është 80 mg (e ndarë në 2 doza). Për fëmijët mbi 12 vjeç doza maksimale ditore është 160 mg (e ndarë në 2- 4 doza). |
---|