CETIRIZINA ABC 10 MG X 20 TABLETS
Cetirizina ABC është medikament OTC që përmban si lëndë aktive Hidroklorur Cetirizine. Vepron si antialergjik dhe përdoret për lehtësimin e simptomave të rinitit alergjik sezonal dhe alergjive që shkaktohen nga alergjenë të ndryshëm si pluhri ose kafshët shtëpiake. Lehtëson simptomat si teshtitja, kruajtje, rrjedhje dhe bllokim i hundës, kruarje, skuqje dhe lotim të syve. Rekomandohet të përdoret nga fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit.
Instructions for use |
Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë ujë.
Doza e rekomanduar për fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç është 5 mg dy herë në ditë. Doza e rekomanduar për të rriturit dhe fëmijët e moshës 12 vjeç e lart është 10 mg një herë në ditë si një dozë e vetme. Rekomandohet të merret në darkë para gjumit. |
---|