LITEVIT SYRUP 125ML

 
 
LITEVIT është një suplement ushqimor i përbërë nga 12 vitamina dhe 4 minerale për fëmijët i cili ndihmon për një rritje të shëndetëshme. Vitamina A është thelbësore për forcimin e imunitetit dhe ruajtjej e cilësisë së shikimit tek fëmijët. Vitaminat B janë të rëndësishme për metabolizmin, nxisin oreksin, funksionimin dhe zhvillimin e duhur të sistemit nervor. Vitamina D3 stimulon përthithjen e kalciumit që parandalon rakitin dhe osteomalacinë tek fëmijët, forcon kockat dhe dhëmbët. Vitamina E dhe vitamina C janë antioksidantë të fuqishëm dhe përmirësojnë të gjitha funksionet e sistemit imunitar. Jodi ndihmon në zhvillimin dhe funksionimin e sistemit nervor të fëmijës. Magnezi ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit nervor. Mangani kontribuon në një sërë procesesh si strukturën e kockave, formimin e indit lidhor, funksionin e duhur të tiroides, rregullimin e glukozës në gjak dhe metabolizmin normal të yndyrës dhe karbohidrateve. Nuk ka alkool, konservues, ngjyra artificiale apo aroma artificiale.
Instructions for use
Për të rriturit rekomandohet të konsumohen 3 herë në ditë 10ml shurup. Për fëmijët mbi 3 vjeç rekomandohet të konsumohet 3 herë në ditë 1 lugë çaji (5 ml) shurup.