GALENIKA PANTENOL CREAM 30 GR X 1

 
 
Galenika Pantenol është një krem që përmban Pantenol (vitaminë B5). Rigjeneron lëkurën e dëmtuar ose të sëmurë duke stimuluar proceset rigjeneruese. Rikthen lagështinë natyrale, butësinë dhe elasticitetin e lëkurës. Përdoret për përshpejtimin e shërimit të lëndimeve të lëkurës: gërvishtjet, djegiet e lehta, lehtësimin e problemeve të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt i diellit, fërkimet ose presionet në lëkurë. Ndihmon në lehtësimin e kruajtjes, skuqjes, djegies dhe dhimbjeve në alergji. Parandalon plasaritjen e thithave të gjirit tek gratë gjidhënëse. Rigjeneron buzët e thata dhe të plasaritura.

 
Instructions for use
Aplikoni kremin Pantenol në lëkurën e dëmtuar 2-3 herë në ditë në një shtresë të hollë dhe fërkojeni lehtë. Rekomandohet aplikimi i tij në thithka pas çdo gjidhënieje gjatë ushqyerjes me gji.