MEDEL PRESSURE MONITOR WITH ECG FUNCTION
Aparat tensioni Medel është një matës dixhital i presionit të gjakut që vendoset në pjesën e sipërme të krahut. Është i thjeshtë në përdorim dhe i saktë në rezultate. Lidhet me telefonit tuaj me Bluetooth duke transferuar të dhënat e matjeve për një monitorim ideal të tensionit dhe të rrahurave të zemrës. Rekomandohet të përdoret për monitorimin e tensionit të gjakut tek presonat me hipertension.
Instructions for use |
Gjatë matjes mansheta vendoset në krahun e majtë, 1-2 cm mbi brryl dhe qëndrohet në pozicionin ulur.
Përpara se të kryeni matjen e tensionit duhet: Të shmangni ushqimin, pijet, alkoolin, duhanin, aktivitetin fizik dhe dushin të paktën 30 minuta para matjes.
Të shmangni matjen në gjendje stresi pasi vlera e përftuar do jetë më e lartë.
Të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.
Uluni në një pozicion të rehatshëm. Vendoseni krahun mbi tavolinë me pëllëmbën drejtuar lart dhe mansheta është në të njëjtin nivel me zemrën. Shtypni butonin në monitor dhe do të merrni rezultatin.
Për informacione të mëtejshme lexoni fletudhëzuesin e produktit.
|
---|